Flash News

E-TJERA

Shpërndante lëndë narkotike zonë të ndryshme të Tiranës, arrestohet 49-vjeçari

Shpërndante lëndë narkotike zonë të ndryshme të

Policia ka vënë në pranga një 49-vjeçar me iniciale K.B pasi dyshohet se shpërndante, ekstazi, kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 49-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ekstazi, kanabis dhe kokainë, në doza, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. B., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 49-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit