Flash News

E-TJERA

I shpërthen lënda plasëse në dorë, humb jetën 27-vjeçari

I shpërthen lënda plasëse në dorë, humb jetën

Një i ri ka humbur jetën në Cërrik, pasi i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se viktima ka inicialet E. R., dhe është 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota.

"Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia.

Të fundit