Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Has, plagosen nënë e bir

Shpërthen bombola e gazit në Has, plagosen nënë e bir

Nënë e bir kanë mbetur të plagosur në Has pas shpërthimit të një bombole gazi.

Policia njofton se të dy kanë marrë dëmtime nga shpërthimi dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir).

Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit