Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Korçë

Shpërthen bombola e gazit në Korçë

Ka shpërthyer një bombol gazi në fshatin Mborje, në Korçë.

Dyshohet se shkak për shpërthimin e bombolës është bërë një rrjedhje e gazit. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit