Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Lezhë

Shpërthen bombola e gazit në Lezhë

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e së dielës në një banesë në zonën e Ishullit të Lezhës.

Fatmirësisht, familjarët arritën të vërejnë flakët menjëherë pas shpërthimit dhe nxorën bombolën jashtë banesës, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Shkaku paraprak i shpërthimit dyshohet të jetë rrjedhja e tubit të gazit. Forcat zjarrfikëse mbërritën shpejt në vendngjarje dhe neutralizuan flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre.

Të fundit