Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagoset 70-vjeçari

Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagoset 70-vjeçari

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos rreth orës 09:00 në fshatin Manekaj në Patos.

Për pasojë një 70-vjeçar ka përfunduar në spital me djegie në trup.

“Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.”- njofton policia.

 

Të fundit