Flash News

E-TJERA

Shpërthen brenda banesës bombola e gazit në Kolonjë, plagoset i zoti i shtëpisë

Shpërthen brenda banesës bombola e gazit në Kolonjë,

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e kësaj të marte brenda një banese në Kolonjë.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur i zoti i shtëpisë i cili kishte qënë duke gatuar. 

Policia bën me dije se 67-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të fundit