Flash News

E-TJERA

Shpërthen me tritol banesa e punonjësit të SHISH

Shpërthen me tritol banesa e punonjësit të SHISH
Foto Ilustruese

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Burrel. Lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj.

Mësohet se Alfred Karaj dhe familja e tij nuk kanë qenë në banesë në momentin kur ka shpërthyer tritoli. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.

Policia po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.

Të fundit