Flash News

E-TJERA

Shpërthim i fortë tek Metalurgjiku në Elbasan

Shpërthim i fortë tek Metalurgjiku në Elbasan

Një shpërthim i fortë është dëgjuar tek Metalurgjiku në Elbasan.

Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset.

Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të pikës së grumbullimit të skrapit në zonën e ish Metalurgjikut.

"Rreth orës 11:15, dyshohet se nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike, ka rënë zjarr në një pikë për grumbullimin e skrapit, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik, në Bradashesh. Nuk ka shtetas të dëmtuar nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit", njofton policia.

Të fundit