Flash News

E-TJERA

Shpërthim me eksploziv në Shëngjin, i vihet tritol objektit në ndërtim të një biznesmeni

Shpërthim me eksploziv në Shëngjin, i vihet tritol objektit

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak para mesnate në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, në Shëngjin, ku si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit me iniciale L.Gj.,  banues në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit