Flash News

E-TJERA

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e zyrave të OSHEE në Shkodër

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e zyrave të

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e OSHEE-së në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në zyrat e OSHEE në fshatin Bushat, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të parkuara. NMuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

 

Të fundit