Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në një lokal në Shkodër

Shpërthim me tritol në një lokal në Shkodër

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer rreth orës 02:00 të mëngjesit në një lokal në qytetin e Shkodrës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen "Skënderbeg".

Lokali është në pronësi të shtetasit F. K. 65 vjeç. Në godinën ku ka ndodhur shpërthimi në katin e dytë është banesa e pronarit të lokalit. Ka qenë 65-vjeçari që ka konstatuar xhamin e thyer të derës së lokalit.

Raportohet të ketë vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Të fundit