Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në Shkodër, humb jetën një person

Shpërthim me tritol në Shkodër, humb jetën një person

Ka humbur jetën personi që mbeti i plagosur pas shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Perash, në Shkodër.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një shpërthim të një boksi elektrik, por më pas kjo pistë është hedhur poshtë.

Sipas informacioneve, shpërthimi ka qenë i shkaktuar nga lëndë plasëse, dyshohet tritol, e vendosur në hyrje të një pallati.

Personi i plagosur u transportua me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, por për fat të keq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq ende nuk është bërë i ditur identiteti i të ndjerit.

Të fundit