Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në Shkodër

Shpërthim me tritol në Shkodër

Në orët e para të ditën së sotme në Shkodër është dëgjuar një shpërthim. Policia bën me dije se është një sasi e lëndë plasëse në garazhin në pronësi të shtetasit A. U 52 vjeç.

Ende nuk është identifikuar autori i ngjarjes.

"Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.", njofton policia.

Të fundit