Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në një makinë në Vlorë, detajet e para

Shpërthim tritoli në një makinë në Vlorë, detajet
Foto ilustruese

Shpërthim me lëndë plasëse në qytetin e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka shpërthyer me lëndë plasëse pranë një poliklinike në lagjen 'Hajro Çakërri'.

Mësohet se makina në pronesi të B.S., ka qenë e parkuar në momentin e shpërthimit. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Sipas policisë, automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.

Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen "Hajro Cakërri", Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip" Volkswagen Pasat" , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.  Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia. 

Të fundit