Flash News

E-TJERA

Tritol banesës së shefit të krimeve në Shkodër, policia jep detaje

Tritol banesës së shefit të krimeve në Shkodër, policia

Shpërthim me tritor para banesës së shefit të krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Banesa e efektivit 49-vjeçar. Pëllumb Shpati ndodhej në lagjen Dobraç.

Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme në banesën e tij, si dhe i është dëmtuar automjeti.

“Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, por pista kryesore është ajo për shkak të detyrës. Policia bën me dije se janë siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit