Flash News

E-TJERA

Shpërthimet me eksploziv në Shqipëri: shantazh apo përplasje bandash

Shpërthimet me eksploziv në Shqipëri: shantazh apo përplasje

Shpërthimet me eksploziv në Shqipëri tashmë janë kthyer në një dukuri të shpeshtë. Gati 232 raste të tilla janë shënuar në vetëm 5 vitet e fundit.

Bazuar në artikullin e BIRN, pjesa më e madhe e  shpërthimeve me eksploziv janë ‘jetime’, pra nuk e kanë një autor. Mirëpo, dora e krimit nuk prek vetëm bandat konkurrente. Kandidati për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, ra ‘pre’ e një shpërthimi me eksploziv.

Në orët e para të 26 marsit, banesa e Bushatit u trondit nga një shpërthim. Asokohe para mediave Bushati mohoi të kishte konflikte me dikë.

Xhemal Bushati e kishte humbur tashmë mundësinë për t’u bërë kryebashkiak i Shkodrës kur shpërtheu bomba.  “Unë nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe fle i qetë”, u tha ai gazetarëve.

Eksperti ligjor për drejtësinë penale, Fabian Zhila, shprehet se eksplozivët shihen si një paralajmërim, dhe shtimi i rasteve të tilla nënkupton se mund të kemi të bëjmë me një “përplasje shumë të fortë grupesh” ose shantazh.

“Ka një tendencë që eksplozivët të përdoren si paralajmërim, më shumë se sa për vrasje. Kjo mund të nënkuptojë dy gjëra, se Shqipëria është në prag të përplasjeve shumë të forta midis grupeve kriminale, ose se bandat e krimit të organizuar po shtojnë shantazhin e tyre ndaj bizneseve përmes terrorit dhe paralajmërimit”, tha Zhilla.

Dy muaj para Bushatit, një shpërthim me eksploziv u dëgjua në banesën e Armando Dukës, kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ngjarja përkoi me konfliktin mes FSHF dhe Bashkisë së Tiranës, ku po atë ditë FSHF publikoi përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku kërcënonte dhe iu drejtohej me një fjalor të papërshtatshëm anëtarëve të federatës.

FIFA zbarkoi në Tiranë, ndërsa gjykata vendosi të linte në disa muaj pezulli9m detyre Dukën, i cili rikandidoi dhe fitoi sërish kreun e federatës.

Vitin e kaluar, në qershor, ndodhi një shpërthim në një qilar vere që i përkiste Lefter Kokës, ministrit të mjedisit të Shqipërisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Pronari i një biznesi lokal u arrestua më vonë nën dyshimin për shpërthimin. Koka u arrestua në dhjetor dhe u akuzua për korrupsion.

Nga 232 raste të shpërthimeve me eksploziv në pesë vitet e fundit, vetëm 44 janë zbardhur dhe 55 autorë janë identifikuar.

Ekspertët thonë se sulme të tilla janë të vështira për t’u zgjidhur duke qenë se vetë shpërthimet fshijnë shumë nga provat materiale.

Mënyra se si kryhen sulme të tilla tregon se autorët i peshojnë me kujdes rreziqet e përfshira në përdorimin e eksplozivëve, të cilët janë dhe më të vështirë për t’u kontrolluar sesa armët e zjarrit.

Referuar: BIRN

Të fundit