Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me 4 të plagosur në Velipojë, Inspektorati Teknik: Gabim njerëzor, bombola ishte lënë hapur natën

Shpërthimi me 4 të plagosur në Velipojë, Inspektorati
Hoteli ku ndodhi shpërthimi

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar për shpërthimin që ndodhi dje në një hotel në Velipojë, ku mbetën të plagosur rëndë katër persona, nëna me fëmijët e saj, konkretisht Klarisa, Danjela, Enriko e Alketa Gjoka, përkatësisht të moshave 15, 18, 19 e 30 vjeç.

Inspektorati bën me dije se shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur në katin e parë të objektit në një ambient të mbyllur që dyshohet se ka shërbyer si magazinë ose ambient shërbimi për familjarët.

Gjithashtu shton se në pjesën e jashme të objektit janë gjetur 6 bombola gazi kampingu 3-5 kg.

Inspektoriati thekson se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut, e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerëzor.

Ndërkohë shton se sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktorëve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore.

Të lënduarit janë në gjendje tejet kritike, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Ata po marrin trajtim të specializuar në repartin e djegieve në QSUT.

Të fundit