Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me tritol, flet babai i shefit të Krimeve Shkodër: Kemi qenë 17 vetë brenda, ishte i fuqishëm

Shpërthimi me tritol, flet babai i shefit të Krimeve Shkodër:

Gjergj Shpati, babai i shefit të Krimeve në Policinë e Shkodrës ka folur për mediat pas shperthimit me tritol në banesën e tyre.

Ai tha se shpërthimi ka ndodhur në orën 4 të mëngjesin, duke theksuar se ishte i fuqishëm. Më tej thekson se dyshimet lidhen me detyrën e djalin, Pëllumb Shpatit.

I ati i shefit të krimeve i ka bërë thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen, duke nënvizuar se rreikoheshin 17 persona, që banojnë në të njëjtën godinë.

“Ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit. Ishim gjithë në gjumë. Ishte shpërthim i fuqishëm. Mendoj se ka ardhur për shkak te detyres te djalit. Probleme me kend nuk kemi patur.

I kerkoj shtetit qe te beje detyren dhe ta zbardhë. Kemi qene 17 vete brenda shtepise, 3 familje nga kati i pare ne te tretin”, deklaroi Gjergj Shpati.

Të fundit