Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Lushnje, gjykata lë në qeli sipërmarrësin

Shpërthimi në Lushnje, gjykata lë në qeli

I arrestuar për shpërthimin në Lushnje Leonard Gjini, që shkaktoi 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, është lënë në qeli.

Ne gjykatën e Fierit u zhvillua këtë të enjte seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj 32-vjeçarit Gjinit.

Gjyqtarja Dorina Alushi vendosi në përputhje me kërkesën e prokurorisë duke caktuar “arrest me burg” për të riun, ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin nga qelia. Akuza në seancë u përfaqësua nga prokuroret Elona Gixhari dhe Lorena Salillari.

I arrestuari, pronar i firmës “Gjini Konstruksion’ sh.p.k. , nuk e ka pranuar akuzën. Ai i ka qëndruar dëshmisë së dhënë më herët për policinë se si sipërmarrës, ka lidhur një kontratë me deputetin Bujar Çela për të ndërtuar magazinën. Por, shton se kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndërtimit që ai ka.

 

Të fundit