Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Lushnje, pezullohen nga detyra 5 punonjës të bashkisë

Shpërthimi në Lushnje, pezullohen nga detyra 5 punonjës të

Janë pezulluar nga detyra me kërkesë të Prokurorisë 5 punonjës të Bashkisë së qytetit dhe IMT-së, në lidhje me shpërthimin në Lushnje, ku humbën jetë babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë.

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter ndalues dhe shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 242 e 233 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve më poshtë:

– Shtetasit R.K, me detyrën e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

– Shtetasve M.P, E.S., K.S, me detyrën e inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

– Shtetasit I.U, me detyrën e inspektorit të përgjithshëm të Njësisë Bashkiake Nr. 5, Bashkia Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesat e mësipërme të prokurorisë dhe aktualisht vendimi i gjykatës është ekzekutuar.

Kujtojmë se shpërthimi u regjistrua rreth orës 15:30 të pasdites së 1 Marsit, në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident.

Teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer.

Të fundit