Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Shkodër, një person hodhi lëndën plasëse dhe u largua me motor

Shpërthimi në Shkodër, një person hodhi lëndën

Një shpërthim me tritol shkatërroi portën kryesore të banesës së 62-vjeçares Frida Sala.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Tom Kola” në Shkodër. Porta e oborrit të banesës ka marrë dëmtime të shumta.

Nga kamerat e sigurisë dallohet një person me motor i cili hedh lëndën plasëse dhe largohet. Familjarët nuk njihen si persona problematik.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:40 të mëngjesit. Grupit hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.

 

Të fundit