Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Shkodër, shkak dyshohet të jetë “lufta” për bastet online

Shpërthimi në Shkodër, shkak dyshohet të jetë

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me lëndë plasëse në portën e banesës së 62-vjeçares Frida Sala.

Mësohet se një prej pistave kryesore ku është fokusuar Prokuroria e Shkodrës dhe policia, lidhet me aktivitetin e djalit të saj Dori Sala. Ky i fundit ka një kompani bastesh online.

Lufta mes grupeve kriminale për të dominuar bastet online dyshohet të ketë sjellë shpërthimin me lëndë plasëse.

Frida Sala ka dëshmuar para uniformave blu se nuk ka konflikt me askënd. Nga shpërthimi pati vetëm dëme të shumta materiale.

Të fundit