Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Velipojë/ Pas dy motrave dhe nënës, ndërron jetë edhe djali i familjes Gjoka

Shpërthimi në Velipojë/ Pas dy motrave dhe nënës,

Djali i mitur i familjes Gjoka, anëtarët e të cilës mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi bombole në hotelin e tyre në Velipojë, ka ndërruar jetë. 12-vjeçari nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë pak ditë më parë, ndërroi jetë nëna e fëmijëve Alketa Gjoka. Dy motrat, Daniela dhe Klarisa, ndërruan jetë më herët nga plagët e rënda të djegies.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik të këtij viti. Alketa Gjoka po tentonte të ndizte një nga bombolat e gazit e cila kishte pasur rrjedhje. Për pasojë, rrjedhja shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që la të plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes: Alketën, dy vajzat e saj, Danielën dhe Klarisën, si edhe djalin 12-vjeçar.

Fillimisht të plagosurit u transportuan në Spitalin e Shkodrës dhe më pas në Tiranë. Për shkak të plagëve të rënda, pasi kishin pësuar djegie të trupit në shkallën e tretë 80%, të plagosurit u transportuan drejt Italisë për kurim.

 

Të fundit