Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Velipojë, QSUT jep detaje për 4 të plagosurit: Kanë djegie të rënda në trup

Shpërthimi në Velipojë, QSUT jep detaje për 4 të

Spitali i Djegies Plastike në QSUT ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të katër anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët mbetën të plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Velipojë, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave gazi në hotelin në pronësi të tyre.

Sipas QSUT, pacientët kanë djegie të rënda në trup dhe aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensive.

“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor”, njofton QSUT.

 

 

Të fundit