Flash News

E-TJERA

Shpërthimi u ndje në gjithë zonën përreth, Artan Hoxha jep detaje nga atentati: Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon

Shpërthimi u ndje në gjithë zonën përreth, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi atentatin e 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj, që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol. Siç mund të shihet nga pamjet e publikuara nga gazetari makina është djegur e gjitha pas shpërthimit të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

"Tirana, qyteti Europian i rinise 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo dite nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit…. Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, qe i mori jetën 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj, është dëgjuar forte duke tronditur dhe vilat me luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë… Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurte sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima te tjera…", shkruan gazetari.

Atentati ndodhi rreth orës 13:35 minuta, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. 27-vjeçari mori ndihëm e parë nga udhëtarë të rastit, por humbi jetën më pas në spital.

Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor dhe ekipi anti-eksploziv i RENEA-s. Nga veprimet paraprake, dyshohet se në mjet ishte montuar rreth 150 gramë tritol.

Të fundit