Flash News

E-TJERA

Shqipëri-Angli, publikohet formacioni kuq e zi

Shqipëri-Angli, publikohet formacioni kuq e zi
Foto ilustruese

Na ndajnë më pak se një orë nga nisja e sfidës Shqipëri-Angli. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik formacionin kuq e zi. Ndeshja do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të shkojë në këtë sfidë me Etrit Berishën, Berat Gjimshitin, Frederik Veselin, Ardian Ismajlin, Elseid Hysajn, Hysen Memollajn, Keidi Baren, Qazim Laçin, Myrto Uzunin, Sokol Cikalleshin dhe Armando Brojan.

Trajneri Edi Reja ka vendosur që në sulm te jenë Uzuni, Cikalleshi dhe  Broja, ndërsa në mbrojtje Gjimshiti, Hysaj, Veseli dhe Ismajli.

Kuq e zinjtë shkojnë në këtë sfidë me 3 pikë të fituara të enjten në ndeshjen përballë Andorës.

Shqipëri-Angli, publikohet formacioni kuq e zi

Shqipëri-Angli, publikohet formacioni kuq e zi

Të fundit