Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria e fundit në Ballkan për transforimin e ekonomisë digjitale

Transformimi digjital në Ballkanin Perëndimor po kalon nga aksesi në internet drejt një përdorimi më cilësor, ndonëse me ritme të ndryshme midis qytetarëve dhe bizneseve.
Bazuar në gjetjet e detajuara të raportit DESI 2025 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), vërehet zhvillim pozitiv në mbulimin me rrjete celulare 4G dhe një rritje të ndjeshme të kompetencave digjitale bazë; megjithatë, mbetet ende një hendek i konsiderueshëm në krahasim me standardet e Bashkimit Evropian, veçanërisht në adoptimin e teknologjisë 5G dhe integrimin e inteligjencës artificiale në biznese dhe njohuritë e dobëta të popullatës mbi mjetet digjitale.
Serbia, lideri digjital në rajon
Serbia është motori teknologjik i rajonit, me treguesit më të lartë në integrimin e teknologjisë nga bizneset. Rreth 7% e bizneseve serbe përdorin inteligjencën artificiale, rreth 25% përdorin Cloud dhe gjithashtu 28.4% përdorin analizim të dhënash. Aftësitë digjitale janë pika e fortë e Serbisë, ku specialistët e TIK-ut përbëjnë 4.3% të fuqisë punëtore, duke iu afruar mesatares së BE-së, dhe 33.6 për qind e popullatës zotëron njohuritë digjitale bazë. Infrastruktura është shumë e avancuar me 73% mbulim VHCN, duke përgatitur terrenin për 5G.
Edhe në shërbimet publike Serbia qëndron lart me 69% të qytetarëve që përdorin e-Government, ndërsa shitjet online nga bizneset arrijnë në 30.2%, duke treguar një ekonomi digjitale të mirëfilltë dhe të maturuar. Serbia është pozicionuar si lideri industrial i rajonit në aspektin digjital, duke u afruar më shumë se kushdo tjetër me standardet e Bashkimit Evropian. Ky shtet ka arritur të krijojë një ekosistem ku inovacioni është prioritet, duke regjistruar shifrat më të larta të bizneseve që përdorin inteligjencën artificiale, analizën e të dhënave masive (Big Data) dhe faturimin elektronik. Qytetarët serbë posedojnë aftësitë digjitale më të avancuara në rajon, falë një numri të madh specialistësh të TIK-ut.
Shqipëria, shërbimet publike bëhen digjitale, por qytetarët dobët me njohuritë
Në Shqipëri transformimi digjital ka ecur me dy shpejtësi të ndryshme. Nga njëra anë, vendi shënon performancën më të lartë në sferën e shërbimeve publike digjitale, ku portali e-Albania ka arritur të integrojë pothuajse të gjitha ndërveprimet e qytetarëve me shtetin, duke e renditur Shqipërinë në krye për numrin e përdoruesve të e-Government. Megjithatë, kjo arritje në administratë nuk është reflektuar ende plotësisht në sektorin privat.
82% e qytetarëve në Shqipëri që përdorin internetin tashmë ndërveprojnë me shtetin përmes platformave digjitale, ndërsa vetëm 22.9% e ndërmarrjeve përdorin shërbime Cloud dhe 9.2% kanë integruar inteligjencën artificiale në proceset e tyre. Sa i përket aftësive digjitale, rreth 23.3% e popullsisë zotëron aftësi bazë dhe gjithashtu vendi vuan nga një numër i ulët i specialistëve të TIK-ut, të cilët përbëjnë vetëm 1.8% të fuqisë punëtore.
Infrastruktura mbetet e fortë në mbulimin celular me 98.2% të popullsisë të mbuluar me internet nga telefoni. Bizneset shqiptare mbeten ndër më të ngadaltat në rajon për sa i përket adoptimit të teknologjive të avancuara si shërbimet Cloud dhe analizimi i të dhënave. Ndërsa 24.4% e bizneseve realizuan shitje online vitin e kaluar.
Kosova ka avantazh popullsinë e re
Kosova gëzon një nga nivelet më të larta të depërtimit të internetit në rajon, me 99% të familjeve që kanë akses në internet, kryesisht falë shtrirjes agresive të fibrës optike. Kjo ka krijuar një shoqëri shumë aktive ku 92% e individëve përdorin internetin çdo ditë, kryesisht për komunikim. Sektori i bizneseve TIK është shumë produktiv, duke kontribuar ndjeshëm në eksporte, por digjitalizimi i bizneseve të tjera mbetet mesatar, pasi vetëm 2.6% e bizneseve kryejnë shitje online, 5.6% përdorën shërbimet Cloud dhe vetëm 1% integruan inteligjencën artificiale në punën e tyre, por sakaq 37.7% e qytetarëve kanë njohuritë digjitale bazë.
Ecuria e Kosovës udhëhiqet nga një popullsi jashtëzakonisht e re dhe vitale, e cila ka diktuar një shkallë shumë të lartë të përdorimit të internetit. Vendi shquhet për mbulimin e gjerë me rrjete broadband, ku investimet në infrastrukturën fikse kanë tejkaluar shumë vende të rajonit, duke u siguruar qytetarëve qasje të shpejtë në internet edhe në zona më të thella.
Maqedonia e Veriut, biznesi po ecën me teknologjinë
Maqedonia e Veriut tregon një ekuilibër interesant, veçanërisht në tregtinë elektronike ku 23% e bizneseve realizojnë shitje online. Rreth 38% e qytetarëve zotërojnë aftësi digjitale bazë, një shifër mbi mesataren e Ballkanit. Infrastruktura broadband mbulon 85% të zonave urbane, por investimet në zonat rurale mbeten pas.
Në shërbimet publike, rreth 52% e popullsisë shfrytëzon portalet qeveritare, ndërsa integrimi i teknologjive të avancuara si Cloud nga bizneset është në nivelin 28 për qind, nga më të lartët në rajon, teksa 8% e bizneseve kanë integruar inteligjencën artificiale në proceset e tyre të punës. Specialistët e TIK-ut zënë 3.3% të fuqisë punëtore. Në Maqedoninë e Veriut, progresi është më i dukshëm në fushën e tregtisë elektronike dhe harmonizimit të kuadrit ligjor me atë evropian. Bizneset maqedonase kanë treguar një pjekuri të lartë në përdorimin e platformave online për të shitur produktet e tyre, duke udhëhequr rajonin për sa i përket përqindjes së SME-ve që operojnë në e-commerce.
Mali i Zi, qytetarët më vigjilentë për shërbimet digjitale
Mali i Zi shquhet për gatishmërinë e lartë të qytetarëve për të adoptuar shërbime financiare dhe edukative online. 37% e malazezëve përdorin shërbimet digjitale publike dhe aftësitë digjitale bazë te popullsia janë në nivelin 52%. Infrastruktura celulare është shumë e zhvilluar me mbulim 94% të popullsisë me internet 5G. 28% e bizneseve përdorin Cloud dhe 26.4% e bizneseve shesin online.
Mali i Zi ka ndërtuar një profil digjital të orientuar drejt shërbimeve dhe individit. Vendi ka arritur të ketë shkallën më të lartë të përdorimit të bankingut online nga qytetarët, duke reflektuar një besim të lartë te siguria digjitale. Një pikë e fortë e këtij shteti është dëshira e popullsisë për të ndjekur kurse trajnimi online, duke e bërë Malin e Zi një destinacion tërheqës për fuqinë punëtore digjitale globale.
Bosnja dhe Hercegovina, bizneset mirë me shërbimet e avancuara digjitale
Bosnja dhe Hercegovina gjendet në një fazë fillestare të transformimit digjital në krahasim me fqinjët e saj. Pengesat kryesore kanë qenë mungesa e një legjislacioni të unifikuar për nënshkrimin elektronik dhe fragmentimi administrativ, gjë që ka vështirësuar krijimin e shërbimeve publike digjitale të integruara. 30.1% e qytetarëve zotërojnë aftësi digjitale në nivelin bazë.
Shërbimet publike digjitale përdoren nga vetëm 43.3% e popullsisë, kryesisht për shkak të mungesës së një infrastrukture të unifikuar të e-ID. Infrastruktura e internetit ka një mbulim të lartë të tipit VHCN në 57.4%. 18.1% e ndërmarrjeve përdorin shërbime Cloud dhe 6.4% përdorin inteligjencën artificiale. Gjithashtu 24% e bizneseve në Bosnjë shesin online dhe 38.6% e tyre përdorin shërbimet Cloud dhe bëjnë analizë të dhënash./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38