Flash News

E-TJERA

Shqipëria e fundit në rajon për lirinë e shtypit, Meta: Gazetarët të vijojnë misionin pa u trembur

Shqipëria e fundit në rajon për lirinë e shtypit, Meta:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas Indeksit Vjetor Botëror të Lirisë së Shtypit, ku Shqipëria renditej e fundit mes vendeve të rajonit.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Rama është armiku i fjalës së lirisë dhe pavarësisë në media. Meta inkurajoi gazetarët të vijojnë misionin e tyte pa u trembur.

“Shqipëria e fundit në rajon edhe mes vendeve kandidateve për në Bashkimin Europian, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias.

Nga vendi i 85-të në vitin 2014, tani renditemi në vend të 99-të, me një klimë më të përkeqësuar për gazetarët.

Asnjë surprizë!

Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe i pavarësisë së medias sepse ai është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, pluralizmit politik, demokracisë, shtetit ligjor dhe i barazisë para ligjit.

Duke dënuar me forcë dhunën, censurën, presionet dhe shantazhet gjithmonë në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me Qeverinë, inkurajoj gazetarët të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe i ftoj organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri.

Pa liri të medias, nuk ka demokraci, llogaridhënie dhe transparencë!”, thuhet në postim.

Të fundit