Flash News

E-TJERA

Shqipëria fiton në ‘vëllazëroren’ me Kosovën, protagonist Uzuni

Shqipëria fiton në ‘vëllazëroren’ me

Shqipëria fitoi ndaj Kosovës me rezultatin 2-1 në vëllazëroren e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Fillimisht ishte Bekim Balaj që solli golin e avantazhit në minutën e 31-të, ndërsa beratasi Myrto Uzunit shënoi golin e dyë në minutën e 64-të.

Në minutën e 85-të, për Kosovën ngushtoi diferencat Vedat Muriqi me penallti teksa tashmë dy kombëtaret do të luajnë ndeshjet e fundit në grupet e Ligës së Kombeve ku do të tentojnë kualifikimin.

Të bashkuar në një himn por në ndarë në dy përfaqësuese, Shqipëria dhe Kosova zbritën në fushë pa tifozë si pasojë e kushteve të imponuara nga COVID-19, në rrethana të tjera atmosfera në shkallët e stadiumit do të ishte elektrizuese.

Të fundit