Flash News

E-TJERA

Azil 1-vjeçar për refugjatët ukrainas, qeveria ngre Task-Forcën e Posaçme për strehimin e tyre

Azil 1-vjeçar për refugjatët ukrainas, qeveria ngre

Qeveria shqiptare miratoi vendimin për strehimin e refugjatëve ukrainas që i largohen luftës ruse. Këshilli i Ministrave përcaktoi qëndrimin 1-vjeçar të ukrainasve me mbrojtje të përkohshme.

Mbrojtja “jepet për ata shtetas ukrainas apo persona pa shtetësi dhe persona që kanë fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, të cilët kanë hyrë dhe po qëndrojnë në territorin e Shqipërisë”.

Mbrojtja e përkohshme fillon nga momenti i hyrjes në Republikën e Shqipërisë për një afat 1-vjeçar.

Qeveria parashikon në vendim edhe ngritjen e një Task Force, si një strukturë e posaçme e përkohshme me afat 1-vjeçar, për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare.

Task-Forca kryesohet nga ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike dhe në

përbërje ka këta anëtarë:

- Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;

- Ministrin e Mbrojtjes;

- Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;

- Ministrin e Arsimit dhe Sportit;

- Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

- Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit;

- Ministrin e Drejtësisë.

Task-Forca e përmendur ka këto detyra:

a) Negocion me partnerët ndërkombëtarë për çështjet që lidhen me objektin e këtij vendimi;

b)  Harton  planin  e  veprimit  për  menaxhimin  e  fluksit  të  kërkuesve  të  mbrojtjes

ndërkombëtare, përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi;

c) Koordinon situatën e pritjes dhe akomodimit të shtetasve, përcaktuar në pikën 1, të këtij

vendimi;

ç) Evidenton nevojat emergjente për t’i paraprirë punës me ndryshimet e mundshme të

kuadrit ligjor, nënligjor e rregullator, të cilat ndikojnë në përmirësimin në këtë funksion;

d) Analizon kërkesat shtesë buxhetore për funksionimin, shpenzimet dhe bazën e nevojshme

materiale, si dhe koordinon fondet e donatorëve për këtë qëllim;

dh) Koordinon punën për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen

psikosociale të fëmijëve që i përkasin moshës së arsimit parauniversitar, në përputhje me kuadrin

ligjor në fuqi.

9. Sekretariati teknik i Task-Forcës është drejtoria përgjegjëse për azilin, pranë Ministrisë së

Brendshme.

Të fundit