Flash News

E-TJERA

Merret vendimi, Shqipëria heq vizat me këtë shtet

Merret vendimi, Shqipëria heq vizat me këtë shtet

Shqipëria ka hequr vizat me Kinën. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendimi parashikon që vizat do të hiqen për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, njofton qeveria.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendim.

 

Të fundit