Flash News

E-TJERA

“Shqipëria mbështetëse e Ukrainës”, Blinken: Muajin tjetër përurohet baza ushtarake e Kuçovës

“Shqipëria mbështetëse e Ukrainës”, Blinken:

 Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot në Tiranë se muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore ushtarake e NATO-s në Kuçovë.

“Shqipëria ka dhënë kontribut domethënëse gjatë viteve që është pjesë e NATO-s. Trupat shqiptare ndihmojnë të ruajnë paqen në Kosovë për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO-s. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore ushtarake e NATO-s në Kuçovë”, tha Blinken.

Në fjalën që mbajti në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Blinken e cilësoi Shqipërinë si mbështetëse të madhe të Ukrainës dhe sa i përket bazës ushtarake të Kuçovës tha se është tregues i fortë për partneritetin.

“Kanë kaluar 15 vjet që kur shqëpria është pjesë e NATO. Baza do përurohet pas disa javësh dhe ky ëhstë shembull i fortë për partneritetin”, tha Blinken.

 

 

    

Të fundit