Flash News

E-TJERA

Shqipëria me ambasadë të re në Ukrainë

Shqipëria me ambasadë të re në Ukrainë

Shqipëria tashmë do të ketë një ambasadë të re në Ukrainë. Lajmin e ka njoftuar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka me një postim në Twitter.

Hapja e ambasadës shqiptare në Ukraië vjen pas 30 vitesh marrëdhënie mes dy shteteve.

Reagimi i Xhaçkës

Kanë kaluar 30 vjet që kur Shqipëria  dhe Ukraina  vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë.

Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës  si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria  do të mbështesë Ukrainën   dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë .

Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.

Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.

Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen.

 

Të fundit