Flash News

E-TJERA

Shqipëria në 10 vendet e para për numrin e lartë të punëtorëve në Gjermani

Shqipëria në 10 vendet e para për numrin e lartë të

Shtetasit e Indisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës përfaqësojnë pjesën më të madhe të punëtorëve nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian që emigruan në Gjermani për punë në vitin 2021.

Sipas Entit Federal të Statistikave të Gjermanisë, Destatis, numri i punëtorëve që emigruan në Gjermani gjatë dhjetë viteve të fundit është trefishuar. Në fund të vitit 2021, Regjistri Qendror i të Huajve të Gjermanisë regjistroi 295,000 persona me leje qëndrimi të përkohshme për qëllime punësimi.

Nga numri i përgjithshëm i personave me leje të përkohshme qëndrimi, të dhënat tregojnë se grupet më të mëdha të punëtorëve jashtë BE-së vijnë nga India, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, raporton SchengenVisaInfo.com.

Në fund të vitit 2021, Gjermania regjistroi 33.900 punëtorë nga India, 26.300 punëtorë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 19.600 punëtorë nga Kosova.

Përveç këtyre tre vendeve, Serbia (17.400), Kina (16.700), Shtetet e Bashkuara (16.500), Shqipëria 913.800), Maqedonia e Veriut (13.500), Turqia (10.700) dhe Rusia (9.400) janë gjithashtu në dhjetëshen e parë të listës së vendeve, shtetasit e të cilëve kanë emigruar në Gjermani për qëllime pune.

Të fundit