E-TJERA

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, Xhaçka: Sot filluam intervistat me kandidatët përfaqësues

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, Xhaçka:

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot një pjesë të kandidatëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Përmes një njoftimi në faqen e saj në Facebook, Xhaçka ka njoftuar se sot është dita e parë e intervistimit të kandidatëve dhe do të përmbyllet në fund të javës.

Kandidatët e përzgjedhur do të vlerësohen nga komisioni i përbërë nga disa diplomatë me përvojë në MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.

"I falënderojmë të gjithë ata që kanë aplikuar për dëshirën dhe vullnetin e mirë. Ekipi që do të dalë në fund të këtij procesi do të jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve në Këshillin e Sigurimit prandaj do të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të përfaqësohen në këtë moment historik vetëm nga profesionistët më të mirë!", është shprehur Xhaçka, duke falënderuar të gjithë kandidatët.

Postimi i plotë:

Sot filluam intervistat me kandidatët për Ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, të cilët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.

Është dita e parë e një procesi që do të përmbyllet në fund të kësaj jave, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve si nga përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm, ashtu edhe nga kandidatë nga qytetarë e qytetare shqiptare nga mbarë bota, ekspertë e profesionistë, që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë duke përfaqësuar vendin e tyre si pjesë e Ekipit.

I falënderojmë të gjithë ata që kanë aplikuar për dëshirën dhe vullnetin e mirë. Ekipi që do të dalë në fund të këtij procesi do të jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve në Këshillin e Sigurimit prandaj do të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të përfaqësohen në këtë moment historik vetëm nga profesionistët më të mirë!

Të fundit