Flash News

E-TJERA

Shqipëria në vendin e 43-të në renditjen globale për qëndrueshmërinë energjetike

Shqipëria në vendin e 43-të në renditjen globale për

Në indeksin e publikuar për vitin 2020 nga ana e Këshillit Botëror të Energjisë, Shqipëria renditet në vendin e 43 mes 108 shteteve, duke fituar 30 pozicione në krahasim me vitin e kaluar.

“World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjike të një shteti, duke u bazuar në tre shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale. Në indeksin e këtij viti, Shqipëria renditet e para mes vendeve të rajonit, ndërkohë që pozicionohet në vend të 4-t në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale, duke u renditur pas Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilëson këtë vlerësim si një moment krenarie, e cila reflekton dukshëm progresin që ka bërë vendi ynë në këtë sektor:

“Një vlerësim që na bën krenarë. Shqipëria renditet e para, mes vendeve të rajonit, në indeksin i cili pasqyron renditjen globale të qëndrueshmërisë energjetike, publikuar nga Këshilli Botëror i Energjisë. Kemi rikuperuar 30 pozicione krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një progres të dukshëm. Shqipëria renditet në vendin e 43 në botë ndër 108 ekonomi, teksa pozicionohemi në vendin e 4 në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale. “Ëorld Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjetike të një shteti duke u bazuar në tri shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale."

Shqipëria është ndër të pakta vende në botë e cila prodhon 100% energji të rinovueshme.

 

Të fundit