Flash News

E-TJERA

Shqiptarët kryesojnë aplikimet për azil, Meta rendit mënyrat e parandalimit: Problem kombëtar alarmues

Shqiptarët kryesojnë aplikimet për azil, Meta rendit mënyrat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi gjetjet e një raporti, që i rendit shqiptarët si azilkërkuesit më të mëdhej në Europë.

Meta ngre shqetësimin se shpopullimi i vendit nuk po ndalet. Ai thotë se largimi i të rinjve dhe i të kualifikuarve është një problem kombëtar alarmues, ndërsa thekson nevojën e bashkimit për të frenuar këtë fenomen.

Kreu i Shtetit shkruan në rrjetet sociale se shpopullimi duhet ndaluar, duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje.

“Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet. Vitin e kaluar, sipas "European Union Agency for Asylum", 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.

Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.

Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje! Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!”-shkruan Meta.

Të fundit