Flash News

E-TJERA

Shqiptarët prej 3 javësh në protesta, Begaj e merr shtruar dhe luan “pesë gurë” në Kirgistan

Shqiptarët prej 3 javësh në protesta, Begaj e merr shtruar dhe

Teksa në Tiranë zhvillohet protesta e 23-të radhazi para Kryeministrisë, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk ka bërë ende asnjë reagim publik për situatën.

Kreu i shtetit ndodhet prej disa ditësh në një vizitë zyrtare në Kirgistan, larg zhvillimeve politike që po dominojnë debatin në Shqipëri.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është shpërndarë gjerësisht një video ku Begaj shihet duke luajtur lojën tradicionale “pesë gurë” me banorë vendas gjatë qëndrimit të tij në vendin aziatik.

Pamjet kanë ngjallur reagime, në një kohë kur protestat kundër qeverisë nuk po zhvillohen vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete jashtë Shqipërisë, ku shqiptarët e diasporës janë bashkuar me kërkesën për largimin e kryeministrit Rama. Ndërsa demonstratat vijojnë prej javësh, mungesa e një qëndrimi nga Presidenti ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Të fundit