Flash News

E-TJERA

Shqiptari kapet në “shtëpi bari” në Britani, “e tradhëtojnë” dritat

Shqiptari kapet në “shtëpi bari” në Britani, “e

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike. I arrestuari është Kushtrim Sinani.

Ky i fundit kishte kthyer një shtëpi në “laborator” kanabisi. Aty u gjetën nga policia 128 bimë kanabisi me vlerë 90,000 £.

I riu u pikas gjatë kontrolleve të policisë pasi ata kishin hasur një pronë të veçuar. Efektivët trokitën në derë dhe fillimisht nuk morën asnjë përgjigje.

Mediat shkruajnë se policia konstatoi dritat e forta që shërbenin për rritjen e kanabisit. Pranë shtëpisë ata kanë gjetur edhe Sinanin, të cilin e kanë arrestuar.

 

Të fundit