Flash News

E-TJERA

Shqiptari përdhunonte të bijën e mitur prej 5 vitesh, arrestohet pas denoncimit

Shqiptari përdhunonte të bijën e mitur prej 5 vitesh, arrestohet

Një abuzimin seksual brenda një familje shqiptare, ka tronditur Korintin, Greqi. Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia helenase, pasi përdhunonte të bijën e tij prej 5 vitesh.

Shqiptari është vënë në pranga, pasi e bija e tij 17 vjeçe, në prani të nënës së saj e denoncoi për përdhunim. Para grupit hetimor ajo është shprehur se babai i saj kishte abuzuar me të që kur ishte 12 vjeçe. 

Menjëherë pas denoncimit, policia është shfaqur në derën e shtëpisë së familjes shqiptare për të arrestuar 45-vjeçarin.

Sipas mediave greke, ngjarja e rëndfë te familja shqiptare me 4 persona, prindërit dhe dy fëmijët, ka shkaktuar tronditje në shoqërinë e Assos, Korint. E mitura do të transferohet për një vizitë mjekësore në një spital në Athinë për t’u ekzaminuar, ndërsa djali më i vogël i familjes, është marrë nga shërbimet sociale.

Mediat vendase bëjnë me dije po ashtu se  babai i familjes ishte i papunë prej shumë kohësh, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte.

Të fundit