Flash News

E-TJERA

Shqiptari përplaset nga treni në Milano

Shqiptari përplaset nga treni në Milano

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur   mbrëmjen e së hënës në Itali, ku një 37-vjeçar shqiptar u përplas nga treni në Milano.

Aksidenti ndodhi në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio. Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë.

Atyre iu desh që të prinin elektricitetin në mënyrë që të ndërhynin mbi shina.

Sipas policisë, shqiptari ka qenë shumë afër një treni në lëvizje sepse ka qenë duke ecur shumë pranë shinave. Identiteti i tij nuk është bërë publik.

Të fundit