Flash News

E-TJERA

Shqiptari që lufton për Ukrainën kundër Rusisë. A është ky shkrimi nga u nxit deklarata e Lavrov?

Shqiptari që lufton për Ukrainën kundër Rusisë. A

Një shqiptar 24-vjeçar, Emanuel Bazanji është në mesin e vullnetarëve në krah të ukrainasve përballë forcave ruse në kufi. Ai është bashkë me të huaj të tjerë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë, të cilët luftojnë me rusët për të mbrojtur Ukrainën, shkruante në dhjetor të 2021 Coffee or Die Magazine, e cila është pjesë e ‘black rifle’ një grup ultrakonservator mbështetës i ish presidentit të SHBA, Donald Trump.

Kujtojmë se ish ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksndër Arvizu deklaroi mbrëmë në emisioni ‘Politiko’ në Top News se “konflikti Rusi-Ukrainë është e lidhur 100% me politikat e brendshme në SHBA”.

Ajo që na bashkon është dashuria për lirinë, dashuria për demokracinë dhe dashuria për të ndihmuar njerëzit,” tha Bazanji 

Nga ana tjetër, referuar këtij shkrimi natyrshëm lind pyetja nëse ishte referenca nga ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov u nxit një ditë më parë duke thënë se  mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas.

Megjithatë, Ministria shqiptare e Jashtme reagoi mbrëmë ndaj kësaj deklarate duke e cilësuar informacionin të pavërtetë dhe sqaron se në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

 

 

Të fundit