Flash News

E-TJERA

Shqiptarja në Itali vdes pas arrestimit nga policia

Shqiptarja në Itali vdes pas arrestimit nga policia

Autoritetet italiane janë duke punuar për të përcaktuar nëse në arrestimin e një 39-vjeçareje shqiptare është përdorur forca që për pasojë i ka shkaktuar asaj vdekjen.

Kanë kaluar disa ditë që kur Marinela Murati humbi jetën më 3 Nëntor në një fshat në zonën e Pavias në veri të Italisë. Ajo hyri në një kishë dhe nisi të bërtiste “Allahu Akbar”, sipas mediave.

Që prej atij momenti ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Rezultatet e autopsisë që do të bëhet sot, më 8 Nëntor, do të përcaktojnë më shumë rreth kësaj ngjarje.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:30 të premten në mëngjes, kur prifti Don Gianluca Zagarese mbante një ceremoni mortore. Shqiptarja hyri në kishë, shkoi pranë altarit dhe u ul në gjunjë në vendin ku për pak do të vendosej arkivoli.

Murati nisi të lutej dhe të thoshte fraza të çuditshme sipas mediave italiane.

Të fundit