Flash News

E-TJERA

Shqyrtohet padia e Ramës ndaj Metës, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti nuk ka tagër të bëjë vlerësim

Shqyrtohet padia e Ramës ndaj Metës, përfaqësuesja e
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit Ilir Meta në lidhje me emërimin dhe shkarkimin e ministrave, konkretisht, emërimin nga kryeministri të ish-ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj, të cilin Meta nuk e dekretoi.

Përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona ka deklaruar në seancë se Meta ka marrë kompetencat e institucioneve të tjera lidhur me këtë çështje. Ajo shton se Kreu i Shtetit ka cënuar parimet e parlamentarizmit.

Përfaqësuesja e qeverisë ka nënvizuar se verifikimi i kandidatëve nuk është kompencë e Metës, por e Kuvendit, ndërsa ndryshimet në kabinet të kryeministrit. Kokona pretendon se Meta ka vepruar jashtë tagrit që i njeh ligji.

“Presidenti refuzoi të emërojë kandidatin e propozuar nga kryeministri jashtë çdo kompetence kushtetuese duke cenuar parimet e parlamentarizmit. Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar si rezultat i keqinterpretimit të Kushtetutës nga Presidenti.

Në rastin konkret jemi në plotësim të të gjitha kritereve. Presidenti i Republikës refuzon, kryen veprime verifikimi, që nuk janë kompetencë e tij, por kompetencë që i përket kuvendit.

Mundësia e paraqitjes së një ndryshimi të ri të kabinetit është atribut i kryeministrit, që e ka për gjithë periudhën 4-vjeçare të qëndrimit të tij në detyrë. Kryeministri nuk iu përgjigj refuzimit të dekretimit të parë duke reflektuar.

Kryerja e veprimeve të verifikimit drejtuar një seri institucionesh dhe dhënia e argumenteve që kanë të bëjnë në themel me cilësitë e kandidatit, atribute të Kuvendit, presidenti jo vetëm që nuk ushtroi detyrën e tij kushtetuese, por mori atribute të institucioneve të tjera kushtetuese.

Detyra e presidentit nuk mund të shtrihet në analizimin e cilësive të kandidatit. Presidenti nuk ka tagër të bëjë këtë vlerësim, por as tagër për të refuzuar”, u shpreh ajo në seancë.

Të fundit