Flash News

E-TJERA

Shkrimtari: 29 Nëntori ditë e tragjedisë Kombëtare

Shkrimtari: 29 Nëntori ditë e tragjedisë Kombëtare

Teksa 29 Nëntori kremtohet në të gjithë vendin si dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj, për shkrimtarin Gazmend Kapllani është ‘Dita e Tragjedisë Kombëtare’.

Në një postim ne Facebook, me një foto bardhezi ku shfaqet Bashkia e Shkodrës asokohe, Kapllani shkruan se kjo datë përkon me izolimin e themeleve të shoqërisë shqiptare dhe të ardhmes së kombit tonë. Shkrimtari thekson se 29 Nëntori nuk ka asgjë për të festuar, por se duhet të jetë një ditë lutjesh dhe kujtimesh që dhembin.

Postimi i plotë:

Kjo foto e retushuar e regjimit me mizor dhe paranojak te historise bashkohore te Shqiperise dhe Europes tregon qarte se cfare simbolizon 29 Nentori. Nese Shqiptaret do kishin ndergjegjie historike do ta konsideronin 29 Nentorin Dite te Tragjedise Kombetare. Tragjedi e dyfishte. Tragjedi per gjithe kombin shqiptar i cili u zhyt ne nje terr dhe izolim gjysem shekullor qe shkaterroi themelet e shoqerise, kultures dhe te ardhmes sone kombetare. Tragjedi edhe per ata qe besonin se po luftonin kunder fashizmit (mes tyre edhe tre vellezer te gjyshes sime qe e kaloi jeten e persekutuar nga regjimi bolshevik): sakrifica e tyre u abuzua dhe denigrua ne menyren me mizore duke sjell ne pushtet nje bande dhe Parti kriminale dhe paranojakesh.

29 Nentori nuk ka asgje per te festuar dhe gezuar. Duhet te jete dite lutjesh dhe kujtimesh qe dhembin shume.

 

Të fundit