Flash News

E-TJERA

Është aplikuar që nga viti 1981, gjithçka që duhet të dini për ndryshimin e orës

Është aplikuar që nga viti 1981, gjithçka që duhet

Në mesnatë akrepat e orës shkuan 60 minuta para, që shënon dhe nisjen e periudhës së orës verore. Kjo do të thotë që do të zgjohemi më herët dhe dita do na duket më e gjatë.

Ndryshimi i orës ndodhi në orën 02:00, ku akrepat lëvizën me 60 minuta para, në 03:00. Ky ndryshim i orës është aplikuar që nga viti 1981 dhe përfshin Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.
 
E gjithë Evropa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Evropian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Të fundit