Flash News

E-TJERA

"Është përhapur ideja se në spital vdesin të gjithë", Mjekët: Përdoret i njëjti protokoll për pacientë me patologji të ndryshme

"Është përhapur ideja se në spital vdesin të

Mjekët e familjes dhe specialistë të shëndetësisë zhvilluan një bisedë pasditen e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ata ngritën një sërë shqetësimesh, si mungesa e mjeteve mbrojtëse dhe oksiometri. Mjekët thanë se maskat erdhën të skaduara që nga viti 2011.

Ata thanë se rastet janë të shumta, sa janë detyruar ti dërgojnë në spitale private për të bërë skanderin, pasi përgjigjia e testit vonohet deri në dy javë nga shfaqja e simptomave.  Sipas mjekëve, përdoret i njëjti protokoll për pacientë me patologji të ndryshme.

Pyetjes së kryedemokratit Basha se pse qytetarët hezitojnë të shkojnë në spital, mjeku Luan Hoxha tha se, pacientët kanë frikë sepse është përhapur ideja se atje vdesin të gjithë.

Të fundit