Flash News

E-TJERA

Shtëpia e barit në Dimal/ Gjykata e Beratit jep masat e sigurisë për të 5 të arrestuarit

Shtëpia e barit në Dimal/ Gjykata e Beratit jep masat e sigurisë

Gjykata e Beratit ka njohur me masën e sigurisë për 5 personat e arrestuar për shtëpinë e barit në Dimal gjatë operacionit policor “Pobrati”, mes të cilëve ishin dhe dy punonjës të OSHEE.

Ndaj dy vëllezërve nga Fieri, të dyshuar për kultivimin e kanabisit Igli dhe Frederik Borova, dhe ndaj 21-vjeçarit Bejdo Rrapo, pronarit të banesës së kthyer në shtëpi bari, është përcaktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, ndaj dy punonjësve të OSHEE-së, Eriglen Bejdo, 32-vjeç, me detyrë faturist elektrik dhe Renato Mingo, 55-vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së, është përcaktuar masa “Detyrim paraqitje” .

Kujtojmë se personat të fjalë u arrestuan më datë 20 gusht ku u gjeten dhe asgjësuan 85 bimë kanabisi dhe 315 fidanë.

Shtëpia e barit në fshatin Probat të Dimalit ishte pajisur me  25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe pajisje të tjera elektrike.

Të fundit