Flash News

E-TJERA

Shtirej si postier për të grabitur banesat, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Shtirej si postier për të grabitur banesat, arrestohet

Policia italiane ka vënë në pranga një 39-vjeçar shqiptar pa leje qëndrimi. Mediat e huaja raportojnë se ai u pikas nga uniformat blu teksa ishte në mjetin tip 'Peugeot 208' të bardhë, ku shkruante "Shërbimet Postare".

Autoritet dyshuan se pse fonti i shkrimeve dukej ndryshe nga ai i përdorur përgjithësisht nga mjetet postare italiane. Për këtë arsye ata vendosën të ndiqnin automjetin në fshehtësi, duke mbërritur deri në Cantagrillo, ku makina ndaloi para një vile.

Pas disa minutash vëzhgimi, oficerët panë një burrë që doli, i cili me nxitim veshi rrobat tipike të dikujt që punonte si postier, xhaketë fluoreshente, doreza dhe kapelë me të shkruar "shërbim postar", u fut në makinë, me një dëshirë të dukshme për t'u larguar sa më shpejt.

Në atë moment efektivët e policisë vendosën të ndërhyjnë, por shqiptari fillimisht tentoi të largohej, më pas, duke arritur tek ata, tentoi t'i godiste me shqelma dhe grushte, por pa ia arritur qëllimit.

Më pas ai u arrestua. Nga hetimet, u zbulua më pas se shqiptari ishte pa të drejtë leje në Itali, ndaj u bë edhe arrestimi.

Të fundit